Vula nga firma të ndryshme
Porositni vula me të dhënat e kompanisë tuaj. Ne posedojmë pajisjet më moderne laserike për krijmin e vulave.
Vula - Rreth produkteve
Vulat e shfaqura më lart mund t’i porositni me të dhënat e kompanisë suaj. Krijimi i vulës bëhet brenda ditës, në mënyrë profesionale dhe me pajisjet më moderne.
Vula është identitet i secilit biznes, jo më kot shfaqet si domosdoshmëri që nga dita e parë e ekzistimit të një biznesi. Megjithatë, përpos që është kërkesë, mbi të gjitha është tregues i asaj se çfarë realisht përfaqëson një biznes.
Ne e ofrojmë punimin e vulave si shërbim me një cilësi të jashtëzakonshme dhe me qëndrueshmëri tejet të lartë, që do të jetë përfaqësues i denjë i identitetit të biznesit apo organizatës suaj.
Trotek ofron punimin e vulave të dimensioneve dhe markave të ndryshme prodhuese, gjithmonë duke e pasur si kriter bazë cilësinë.
Ne punojmë vula automatike, protokolli, xhepi apo datore, varësisht prej nevojës dhe kërkesës suaj.