Trotek Print

Postera në dimensione të ndryshme

Tek ne mund të shtypni postera në dimensione të ndryshme me dizajnin tuaj. Po ashtu, ne ju mbështesim edhe në krijimin e dizajnit për realizimin e posterave sa më modernë, kualitativë dhe profesionalë.

Postera - Rreth shërbimit

Trotek ofron dizajnim dhe printim të posterave me materiale punuese kualitative, në dimensione të ndryshme, sipas kërkesës dhe dëshirës. Ne ju mbështesim që nga krijimi i posterit, e deri në produktin final të printimit.

Ndonëse përdoren tash e një kohë të gjatë, megjithatë posterat vazhdojnë të mbesin një nga format më efektive për kapjen e vëmendjes së njerëzve dhe rritjen e ndikimit deri tek ata që i shohin.

Në Trotek posterat punohen me materiale cilësore, të qëndrueshme dhe rezistente ndaj kushteve atmosferike, me qëllim që efekti i tyre të jetë sa më afatgjatë. Trotek merret jo vetëm me printimin, por edhe me krijimin e dizajneve sa më unike të posterave.

Materialet që përdoren janë të llojllojshme, varësisht prej nevojës dhe kërkesës suaj specifike, Ata krijohen në madhësi dhe forma të ndryshme, të përshtatura sipas kërkesës suaj.