Trotek Print

Vizitkarta nga modele të ndryshme

Printoni Vizitkarta me dizajn dhe me të dhënat e kompanisë suaj. Ne posedojmë pajisjet më moderne të printimit.

Vizitkarta - Rreth produkteve

Vizitkartat e shfaqura më lart mund t’i porositni me dizajn dhe me të dhënat e kompanisë suaj. Printimi i vizitkartave bëhet brenda ditës në sasi më të vogla, në mënyrë profesionale me pajisjet më moderne.

Është dëshmuar tash e shumë kohë që askush nuk mund të ketë një përfaqësim serioz në treg pa pasur vizitkarta të profilit personal apo të biznesit të cilin e udhëheq/punon. Të pasurit e një vizitkarte është prezantimi më i mirë që mund t’i bëni vetes dhe biznesit.

Njerëzit do t’ju mbajnë mend më lehtë, e me shumë gjasë, edhe do t’ju mbajnë si kontakt në rast se ju i ofroni vizitkartën, e cila natyrisht që lë përshtypje më të mirë kur është e punuar profesionalisht.

Në Trotek punohen vizitkarta tejet unike, të përshtatura për natyrën e biznesit, të cilat karakterizohen nga materiali tejet cilësor dhe i shumëllojshëm, në varësi të kërkesës suaj.