Trotek Print

Siguri dhe Privatësi

1. Siguria

Të dhënat personale të regjistruara nga ana juaj do të ruhen në databazat tona dhe do të jenë konfidenciale.Keshtu që ju si blerës jeni pergjegjës për llogarinë tuaj të hapur tek Trotekprint dhe të gjitha informatat e regjistruara.

1.1 Te dhënat për procesim të pagesave

Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojme te dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.

2. Politika e Privatësisë

Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për ne. Në përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që është në fuqi në Bashkimin Evropian prej datës 25 Maj 2018, ne kemi fillluar të përditesojme Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë edhe Kosovën.
Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.

3.Ndryshimet e Politikës së Privatësisë

Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në web faqen tonë.

4.Mbledhja e të Dhënave Personale

Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale kur ju shfrytëzoni dhe vizitoni faqen dhe shërbimet tona. Kur ju regjistroheni dhe hapni llogari në webfaqen tonë.

Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim janë:

Emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, e-mail adresa
Adresa e dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt
Mosha, gjinia, interesat dhe preferencat tuaja
Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa
Historia e kërkimit

5.Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit

Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet e paraqitura më poshtë:
Identifikimi i userit tuaj  për qasje të sigurtë në shërbime tona
Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj klientëve
Për të ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj
Dërgimi i email për të vërtetuar llogarinë me email apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve përmes telefonit.
Për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar aktivitetet mashtruese dhe ilegale
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e sherbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi\
Ne i përdorim të dhënat e juaja për të ju shërbyer më mire.

6.Çfarë janë cookies?

Cookies janë fajle të vegjël teksti që përmbajnë informacione nga vizita juaj në faqen e internetit.
Cookies shërbejnë për të lehtësuar ndërveprimin midis përdoruesit dhe web faqes. Ato lejojnë që web faqet  të kujtojnë preferencat dhe aktivitetet e shfrytëzuesit, në këtë mënyrë kursen kohe dhe kontribuon në shfletimin efikas të internetit.

Njëra prej shumë arsyeve për të përdorur cookies është aftësia e tyre për të ruajtur informacione në faqen e internetit, për preferenca të përdoruesit (p.sh. përzgjedhja e gjuhës,numri i klikimeve, madhësia e shkronjave, lloji i fontit, etj) . Përveç kësaj ata gjithashtu lehtësojnë implementimin e shërbimeve të internetit (regjistrimi në ueb faqe, shporta e blerjes online, abonimet, shikimi i videove etj) gjithashtu edhe mbledhjen e informatave mbi zakonet e përdoruesve të internetit, (numri i vizitave, përmbajtjet interesante per përdoruesit etj.) Të gjitha këto opsione ndihmojnë për të përmirësuan përvojën e përdoruesit dhe vlerësojnë efikasitetin e ueb faqes.

Për hir të transparencës, ne kemi bërë një listë të të gjitha cookies që ne përdorim dhe qëllimet e tyre. Ju lutemi të mbani në mend se me anë të përdorimit të mëtejshëm të kësaj faqe ju jeni duke rënë dakord me përdorimin e cookie-t të listuara.

7.Të dhënat e juaja në llogarinë e krijuar nga ju

Nese jeni regjistruar për llogari në www.trotekprint.com  ne ju ofrojmë të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që na i keni ofruar dhe që janë të lidhura me llogarinë tuaj.

8.Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta

Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.
Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me palën e tretë,  të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.